Të dielën të votohet për ose kundër shkarkimit aktual të katër kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Në disa komuna u vendosën kontejnerë e në disa komuna do të votohet nëpër objektet e AKP-së.
Shkollat refuzuan të jenë në dispozicion si qendra votimi, andaj janë bërë zgjidhje alternative. Te Ura e Bubës në Zubin Potok, pasditen e së shtunës u vendos ky kontejner, që të dielën do të shfrytëzohet si qendër alternative e votimit.
I gjithë procesi i vendosjes së kontejnerëve po përcillej nga afër prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Këta të fundit do të kujdesen për sigurinë e këtyre qendrave të votimit deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës, kur këta kontejnerë do të hapen për votim.
Përgatitjet e fundit po bëhen për procesin që do të mbahet për herë të parë.
Në këto hapësira qytetarët do të mund të votojnë pro ose kundër shkarkimit të kryetarit të Komunës, Izmir Zeqiri, i cili postin e mori nga votimi i 23 prillit të vitit të kaluar, pikërisht në qendra të tilla alternative.
Kontejnerë të tillë, të shtunën u vendosën edhe në dy lokacione të tjera të komunës së Zubin Potokut. Në këtë komunë janë gjithsej 5 qendra të votimit, ndërsa të drejtë vote kanë 6 mijë e 877 qytetarë.
Vendosja e kontejnerëve u bë pas refuzimit të drejtoreve te disa shkollave për t’i ofruar hapësirat shkollore si vendvotime. Qendrat alternative dhe ato të rregullta pritet të hapen nesër në orën 7 të mëngjesit.
Nëse 50 për qind + 1 e qytetarëve në listëve e votuesve votojnë në favor të largimit të kryetarit, atëherë ai konsiderohet se është larguar nga posti. Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh./rtk/
LEXO EDHE:
Në veri vendosen kontejnerët si qendra alternative të votimit
Procesi zgjedhor në veri/Publikohen fletëvotimet për votimin në veri, kjo është pyetja
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut