Google ADS

Miratohet paketa e ndihmës për Ukrainën/ Demokratë dhe Republikanë bëhen bashkë pas muajsh bllokimi

20:43 | 20 Prill 2024
E.G

Pas muajsh vonesë, ndihma për Ukrainën kaloi Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të rehatshme, 311 me 112.

Ndërsa të 210 demokratët votuan në favor të paketës së ndihmës prej 61 miliardë dollarësh, më shumë republikanë ishin kundër legjislacionit sesa në favor të tij, 112 me 101.

“Dhoma” ka miratuar gjithashtu një paketë financimi me vlerë 26.4 miliardë dollarë (21.3 miliardë £) për Izraelin.

Paketa përfshin ndihmën ushtarake, duke përfshirë rimbushjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe financimin për masat humanitare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në platformën X, duke përshëndetur vendimin: “I jam mirënjohës Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të dyja palëve dhe personalisht kryeparlamentarit Mike Johnson për vendimin që e mban historinë në rrugën e duhur”.

/abcnews.al/

Të ngjashme