Google ADS

Gjendet pa shenja jete një 32 vjeçar në tavanin e shtëpisë së tij në Shiroke të Suharekës

20:03 | 20 Prill 2024
E.G

Një person është gjetur pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së tij në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Shaqir Bytyqi i cili tha se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Suharekës.

“Me datë 20/04/2024 rreth orës 15:46 policia është njoftuar se në fshatin  Shirokë -Suharekë, në  shtëpinë e tij dyshohet se një person ka bërë  Vetevarje me litar. Policia menjeher ka shkuar në vendin e ngjarjes, në vendngjarje është gjet viktima në tavanin e shtëpisë së tij.”, tha Bytyqi.

“Viktima është A. (R) T. I lindur me  1992. Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë edhe nje ekip nga Emergjenca -QKMF -Suharekë, rreth  orës 16:00 mjeku ne vendin e ngjarje ka konfitmuar Vdekjen e viktimës”, tha ai.

“Kqyrja e vendit të ngjarjes dhe mbledhja e dëshmive është kryer nga Sektori i  Hetimeve nga Stacioni Policor i Suharekës dhe Sektori  Rajonal I Hetimeve  nga Prizreni.”, bëri të ditur ai.

Ndër të tjera, Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe hapet rasti “Hetim I Vdekjes “./Arbresh.info/

Të ngjashme