Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasen Bahrije Gjuni, gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës.
Sipas Policisë, Bahrije Gjuni është personi i tretë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.
Në dëshmi është shprehur se kanë marrë nipin sepse kanë dashur ta rrisin vetë.
Pak më herët gjatë ditës së sotme, ajo pranoi të dorëzonte djalin në polici, ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit.
Kujtojmë se më 13 prill nëna e fëmijës denoncoi në policinë e Durrësit për moskthimin e djalit nga gjyshërit e tij.
Fëmija ishte marrë nga gjyshërit, ku nëna e kishte lënë të qëndronte disa orë, por nuk e mori më mbrapsht.
Për ngjarjen e rëndë ndodhen në burg gjyshi i fëmijës Rexhep Gjuni dhe kunati i tij Arben Selaj, të cilët ishin pjesë e ngjarjes dhe nuk kanë treguar se ku e kishin çuar 3-vjeçarin.
Problemet mes nënës së fëmijës dhe vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident, ku këta të fundit kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit. /rtsh.al/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...