Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë personave, gjashtë prej të cilëve fëmijë, thanë autoritetet shëndetësore të shtunën, ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Gazë.
Në Rafah strehohet më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës prej rreth 2.3 milionë banorësh, shumica të zhvendosur nga luftimet në pjesë të tjera të territorit.
Sulmi që ndodhi të premten vonë goditi një godinë banesash në lagjen perëndimore Tel Sultan në Rafah, sipas mbrojtjes civile të Gazës.
Ushtria izraelite ndërmori një sulm tjetër gjatë natës në Rafah nga i cili nuk pati viktima.
Të shtunën, një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureji në Gazën qendrore, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas autoriteteve të shëntesësisë.
Megjithë thirrjet për përmbajtje nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë nga aleati i tij më i vendosur, Shtetet e Bashkuara Izraeli ka këmbëngulur për muaj të tërë se synon të ndërmarrë një ofensivë tokësore në Rafah, ku thotë se janë strehuar shumë nga militantët e mbetur të Hamasit.
Lufta filloi kur Hamasi ndërmori sulmin e paprecedentë të 7 tetorit në jug të Izraelit, duke shkaktuar vdekjene e rreth 1200 vetëve, shumica dërrmuese e të cilëve civilë. 250 persona u rrëmbye dhe u dërguan në Gazë. Izraeli thotë se rreth 130 pengje vazhdojnë të jenë atje, megjithëse më shumë se 30 kanë vdekur.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve palestinezë nga lufta është të paktën 34,049 dhe numri i të plagosurve është 76,901, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Autoritetet shëndetësore të drejtuara nga Hamasi nuk bëjnë dallime midis luftëtarëve dhe civilëve në numërimin e tyre, por thonë se të paktën dy të tretat kanë qenë fëmijë dhe gra./voa/
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja