Bajrami kritikon Qeverinë pas zotimit për rrugën Kijevë-Zahaq

16:56 | 20 Prill 2024
E.G

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq do të përfundojë për 420 ditë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka shprehur dyshimet se kjo rrugë do të përfundojë në këtë afat, shkruan Arbresh.info.

Sipas saj, e njëjta Qeveri urën 38 metra te liqeni i Badovcit nuk ka arritur ta përfundoj prej 19 janarit të vitit 2023 dhe se qe tri vjet e ka përfunduar vetëm një projekt.

“Qeveria e cila për tri vite ka përfunduar veç një projekt – urën tri metra të Saradranit, dje u zotua se rruga Kijevë-Zahaq do të përfundon për 420 ditë.  Kush e beson një gjë të tillë? Është po e njëjta Qeveri që urën 38 metra te liqeni i Badovcit nuk ka arritë ta përfundoj prej 19 janarit të vitit 2023 – veç 38 metra urë!”, ka shkruar

Bajrami ia ka përmendur qeverisë kontratat njëburimore, derisa i ka quajtur zyrtarët e qeverisë mashtrues dhe dembelë.

“Gjithashtu paskan thënë se kinse në rrugën Kijevë-Zahaq këta ja paskan kursy shtetit rreth 150 milionë euro.  Po këtë a e beson kush?”, shkroi ajo.

“Dmth. qeveria që ka nënshkruar rreth 240 milionë euro kontrata sekrete plot 889 sosh deri me tani, qenka vonu për shkak me e kursy buxhetin e shtetit?! Kush me kursy? Ministria e cila në mënyrë komplet joligjore e korruptive i ka shly dhjetra miliona euro borxhe ndaj shtetit që i kanë pasë kompanitë e ambalazhimit të ujit.”, shtoi Bajrami.

“Ju s’jeni asgjë tjetër pos mashtrues, të korruptuar dhe dembelë që as praktikën nuk arritet ta përfundoni.”, përfundoi deputetja e LDK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme