Asistim briliant nga Daku, shpallet njeriu i ndeshjes

15:53 | 20 Prill 2024
D.H

Mirlind Daku po vazhdon të kaloj formë shumë të mirë në kampionatin rus me skuadrën e Rubin Kazanit.

Ai ishte protagonist në golin e vetëm që shënoi Rubin Kazan, shkruan Arbresh.info.

Daku kaloi dy futbollsitë dhe portierin e skuadrës kundërshtare për të asistuar tek bashkëlojtari i tij Valentin Vada.

Fal këtij goli Rubin Kazan morri një pikë ndë ndeshje ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 1-1, në kuadër  të xhiros së 25-të në Superligën ruse.

Falë kësaj performance Daku u shpall njeriu i ndeshjes.

Pas këtij barazimi Rubin Kazan është i nënti në tabelë me 33 pikë kurse Lokomotiva e Moskës është e katërta me 38 sosh./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme