Google ADS

Rama jep lajmin e mirë për Shkodrën

13:18 | 20 Prill 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për Shkodrën.

Rama tha se në pesë shkolla të Shkodrës do të investohet për ambiente të reja.

“Një lajm i mirë për Shkodrën e dijes, traditave e kulturës, ku do të çelim investimet e shumëpritura në pesë shkolla të qytetit. Nga rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda”, tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një financim prej 4.5 milion euro të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës, nis puna për t’i ndryshuar faqe insfrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme