KQZ publikon Listën e Qendrave të Votimit për procesin e votimit më 21 prill në veri

11:53 | 20 Prill 2024
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e Qendrave të Votimit të miratuar për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, në ditën e votimit, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. /Arbresh.info/

Të ngjashme