Google ADS

Dyshohet si autori i disa vjedhjeve, arrestohet 47-vjeçari në Lezhë

11:37 | 20 Prill 2024
E.K

Shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Lezhë, pasi akuzohet si autor i katër vjedhjeve.

Sipas informacioneve të policisë, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës janar-prill 2024.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme