Në zonën e kufizimit 80 km/h voziti 134 km/h, gjobitet shoferi me 300 euro

10:25 | 20 Prill 2024
K.B

Policia e Kosovës ka gjobitur shoferin i cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 134 km/h.

Ndaj të njëjtit policia ka shqiptuar 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej tre muajve në territorin e Republikës së Kosovës

“Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Lum i madhe, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 134 km/h”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme