Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

09:47 | 20 Prill 2024
K.B

Real Madridi siguroi vendin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Manchester Cityn me penallti të mërkurën.

Ndërsa ishte Antonio Rudiger ai që realizoi penalltinë triumfuese, Andriy Lunin ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë atë natë.

Portieri ukrainas bëri tetë pritje të jashtëzakonshme gjatë ndeshjes dhe realizoi dy pritje të rëndësishme në gjuajtjen e penalltive.

Kjo është arsyeja pse disa momente pasi mbrojtësi shënoi, disa lojtarë madrilen nxituan të festojnë me Lunin, i cili qëndroi modest në buzë të vijës së lojës.

Një gjest i bukur nga lojtarët e Los Blancos, të cilët – sigurisht – më pas iu bashkuan pjesës tjetër të skuadrës në festë.

Lunin u zgjodh lojtari i ndeshjes, duke bërë mbi 15 pritje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme