Përdorimi i Shqipërisë si “trampolinë” për të kaluar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, tashmë është një aktivitet gati i përditshëm me shtetas kryesisht nga Siria, Pakistani etj.
Ndonëse autoritetet kanë rritur kontrollet, sidomos në vijën e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë në bashkëpunim edhe me FRONTEX, trafikimi me destinacion final Bashkimin Evropian vazhdon.
Në vite, ata janë përfshirë në ngjarje të ndryshme mjaftë të dhimbshme. Rasti më i fundit ishte të enjten e kaluar, kur një emigrant nga vendet e Lindjes u gjet i pajetë në fshatin Drenovë të Korçës.
Trupi i emigrantit u konstatua nga banorët e fshatit, të cilët më pas njoftuan policinë.
Ndërsa më 2 prill në aksident automobilistik humbën jetën 7 emigrantë pakistanezë, të cilët destinacion kishin Shkodrën e më pas Malin e Zi.
Në maji e vitit të shkuar, në kufirin e gjelbër Shqipëri-Kosovë, trafikantët qëlluan me armë zjarri policinë, e cila po ndiqte kalimin e paligjshëm të tyre.
Më herët, dy të rinj emigrantë humbën jetën, në përpjekje për tu ngjitur në traget apo nga i ftohti në male në tentativë për të kaluar kufirin.
Një emigrant maroken u gjet i vdekur në xhaminë e Dragostunjës në Librazhd, teksa rezultoi se kishte humbur jetën nga i ftohti.
Autoritetet megjithatë thonë se, Shqipëria ka numrin më të ulët të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë në territor.
Gjatë vitit 2023 janë konstatuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve, 9 prej të cilave për trafikim të të miturve. Kanë qenë 330 persona të përfshirë, nga të cilët 147 të arrestuar.
Numri i emigrantëve të parregullt të kapur në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ishte 6.624, thuajse dy herë më pak se numri i atyre që u kapën në vitin 2022. Në vitin 2021, ndërkaq, kjo shifër ishte 18 mijë.
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, në territorin e Shqipërisë janë ndaluar 165 emigrantë të paligjshëm, që vinin kryesisht nga Siria, Pakistani, Afganistani dhe vende të tjera./rtsh.al
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale