Pas muajsh vonese, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së është gati të mbajë një votim për dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake amerikane për Ukrainën, ku kjo e fundit është bërë gjithnjë e më e paduruar për më shumë mbështetje perëndimore.
Ndihma pritet të miratohet në Kongresin amerikan edhe për Izraelin.
Të dyja masat kanë kundërshtarë të fortë në Kongres, megjithatë shpresat për miratimin e ndihmave “janë varur” në një koalicion të brishtë dypartiak për të kapërcyer pengesat.
Ndihma për Ukrainën konsiston në 60.8 miliardë dollarë dhe 26.4 miliardë dollarë për Izraelin.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ka thënë se është i vendosur ta çojë çështjen në votim, edhe nëse kjo mund të vërë në rrezik mbajtjen e tij në pushtet. Vetë Ukraina ka paralajmëruar për një nevojë urgjente për mbështetje të re nga aleatët e saj, ndërsa Rusia bën fitime të qëndrueshme në fushën e betejës.
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë për kalimin përfundimtar këtë të shtunë dhe Senati mund ta miratojë paketën këtë fundjavë. Presidenti Joe Biden është zotuar ta nënshkruajë atë në ligj./rtsh.al/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...