Skuadra e Marseilles po përjeton një vit fenomenal në garat evropiane.
Mbrëmjen e kaluar skuadra franceze arriti të marr një biletë për gjysmëfinale në Europa League, pas lotarisë së penalltive, shkruan Arbresh.info.
Marseille eliminoi Benficën, ndërkaq Aubameyang ishte protagonist në këtë ndeshje.
Ai asistoi në golin që dërgoi ndeshjen në vazhdime dhe penallti.
Pas ndeshjes futbollisti nga Gaboni që riktheu shkëlqimin këtë sezon foli për media ku theksoi se e merituan kualifikimin dhe tani sytë i kanë nga gjysmëfinalja ku do të mundohet të arrijnë një finale në Europa League.
“Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, e pabesueshme. Ky sukses është për të gjithë skuadrën, për të gjithë tifozët. Sinqerisht ka vetëm gëzim sepse me përpjekjet që kemi bërë, mendoj se është një kualifikim i merituar. Të gjithë luftuan, dhanë gjithçka që kishin. Imagjinoni, kishim shumë mungesa, madje Veretout nuk u dorëzua edhe pse ai e kishte të pamundur edhe për të ecur. Kemi kaluar një periudhë të vështirë, kemi marrë shumë kritika, por ne ja ku jemi, në gjysmëfinalet e Europa League. Finalja? Ne nuk u dorëzuam edhe pse në Portugali humbëm, nuk u dorëzuam edhe pse kishim shumë mungesa, ndaj tani për të gjithë sakrificën tonë do të bëjmë gjithçka për të shkuar në finale. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë gjithçka”, deklaroi Aubameyang.
Aubameyang është lideri i Marseille këtë sezon ku ka 10 gola në 11 ndeshje të luajtura në Europa League.
Ai ka shtuar edhe tri asistime për bashkëlojtarët e tij.
Teksa në gjysmëfinale Marseille do të përballet me skuadrën e Atalantës që eliminoi Liverpoolin në çerekfinale./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?