Casemiro ka qenë një lojtarët kryesor të Real Madridit në suksesin historik kur Real Madridi fitoj tre herë rresht Champions League.
Në një intervistë për elchiringuitotv, Casemiro tregoi disa të pathëna nga ikja befasuese nga Real Madridi.
“Vetëm në një moment hezitova kur u largova nga Madridi për t’u bashkuar me Manchester United. Ishte një e premte dhe pothuajse gjithçka ishte bërë. Më duhej të stërvitesha por nuk stërvita, më mungonte vetëm firma.
Më kishte munguar të flisja me Ancelottin, i cili tashmë e dinte që po largohesha. Shkoj në zyrën e tij, ai më hap derën, kur hyj dhe kthehem, Ancelotti po qante.
E pyeta përse po qante, ai tha: “Nuk e di pse po qaj, por të dua dhe nuk dua që të largohesh”.
“Epo, ky ishte momenti kur hezitova të largohesha nga Madridi. Ata më donin shumë atje, por unë tashmë ia kisha dhënë fjalën United dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Do ta dua gjithmonë Real Madridin, do të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës sime”, u shpreh Casemiro.
Kujtojmë se Casemiro u largua në vitin 2022, pasi fitoi të gjithë trofetë./Arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...