Google ADS

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e dy personave të dyshuar për “shpërdorim të pasurisë së huaj”

16:45 | 19 Prill 2024
E.K

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave, ku shihen në fotografitë e publikuara nga policia.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ , që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Njoftimi i plotë:

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi / video.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisësë huaj , që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme