Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për studentët me nevoja të veçanta, në Universitetin e Prishtinës.
Në fjalën e tij përgjatë ngjarjes, ai shprehu se hapja e kësaj qendre shënon një hap të rëndësishëm drejt një arsimi gjithëpërfshirës për studentët në sistemin tonë edukativ.
“Bashkë me partnerët tanë, jemi përkushtuar që ky projekt të bëhet pjesë e përpjekjeve tona për të përmbushur kërkesat dhe nevojat arsimore të të gjithë studentëve, duke rritur po ashtu hapësirat e barazisë në ambientet tona akademike dhe në të njëjtën kohë duke siguruar shërbime cilësore dhe të domosdoshme”, u shpreh ai.
Zëvendëskryeministri shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të krijojë ambient të përshtatshëm dhe mbështetës për studentët me nevoja të veçanta, andaj dhe kjo qendër është një burim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe për një përgatitje sa më të mirë të studentëve, për një të ardhme të tyre të suksesshme kudo që ata vendosin të angazhohen.
“Tani që po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të përfshirë në Kosovë, është shumë me rëndësi që shkollat të ofrojnë mundësi të barabarta për secilin prej nesh. Secili student duhet të ketë mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që të zhvillojmë potencialin e tyre dhe për të kontribuar në të ardhmen e vendit tonë”, tha zëvendëskryeministri.
Në vijim, zëvendëskryeministri, bashkë edhe me përfaqësuesin e UNDP-së, Nuno Queiros dhe pjesëmarrës të tjerë, vizituan ambientet e reja të Qendrës së sapo inauguruar. Projekti është financuar nga UNDP, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), si dhe me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe nga Oda Ekonomike Amerikane.
Fjala e plotë e zëvendëskryeministrit Bislimi:
E nderuara Prorektore, znj. Llullaku,
I nderuar z. Queiros nga UNDP,
I nderuar z. Kadriu nga shoqata e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, i nderuar Leonard, i nderuar Halil,
Të nderuar prodekanë, profesorë, studentë, të nderuar të pranishëm.
Sot, kam një nder të veçantë që bashkë me ju të shënoj inaugurimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Kjo ngjarje, për mua shënon një hap të rëndësishëm drejt një arsimi gjithëpërfshirës dhe përfshirje për të gjithë studentët në sistemin tonë edukativ.
Bashkë me partnerët tanë, jemi përkushtuar që ky projekt të bëhet pjesë e përpjekjeve tona për të përmbushur kërkesat dhe nevojat arsimore të të gjithë studentëve, duke rritur po ashtu hapësirat e barazisë në ambientet tona akademike dhe në të njëjtën kohë duke siguruar shërbime cilësore dhe të domosdoshme.
Herën e fundit kur u mblodhëm në fillimin e iniciativës, e kisha cekur edhe njëherë që Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të krijojë ambient të përshtatshëm dhe mbështetës për studentët që kanë nevoja të veçanta. Andaj, kjo qendër, për mendimin tim është një burim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe për një përgatitje sa më të mirë të studentëve për një të ardhme të tyre të suksesshme kudo që ata vendosin të angazhohen.
Tani që po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të përfshirë në Kosovë, është shumë me rëndësi që shkollat të ofrojnë mundësi të barabarta për secilin prej nesh. Secili student duhet të ketë mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që të zhvillojmë potencialin e tyre dhe për të kontribuar në të ardhmen e vendit tonë.
Angazhimi ynë i vazhdueshëm, duke përfshirë ndarjen e pajisjeve teknologjike dhe rritjen e numrit të asistentëve për studentët me nevoja të veçanta, tregon përkushtimin tonë ndaj kësaj sfide. Por, është e qartë për secilin prej nesh se ende kemi shumë për të bërë, përkundër faktit që të gjitha aktivitetet dhe angazhimet që përmendi dhe Prorektorja Llullaku janë mbresëlënëse dhe lënë hapësirë për shpresë në të ardhmen që të kemi edhe më shumë aktivitete të tilla.
Bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët tanë janë thelbësor, në mënyrë që këto projekte të përfundojnë me sukses. Gjithëpërfshirja dhe mbështetja e studentëve me nevoja të veçanta nuk është për ne thjesht detyrë programore, por mision i rëndësishëm dhe vleror.
Ju falënderoj secilin për përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...