Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha ajrore si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve me raketa balistike të Koresë së Veriut. Të dyja vendet filluan stërvitjet e përbashkëta 15-ditore të njohura si Trajnimi Fluturues i Koresë, me rreth 100 avionë luftarakë.
Stërvitjet janë një të organizuara për të rritur gatishmërinë e kombinuar të forcave të tyre ushtarake. Në qiell u ngritën edhe avionët super të shpejtë F-35. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, përfshirë dhe Japoninë, kanë forcuar ushtritë e tyre përballë asaj që e shohin si një kërcënim në rritje nga Kina në Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore, dhe për të penguar çdo përpjekje të Pekinit për ta futur Tajvanin nën kontroll.
Kina e konsideron Tajvanin si territor të saj. Në një sinjal të përshkallëzimit të tensioneve udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un lëshoi një paralajmërim të zymtë para disa javësh, duke thënë se tani ishte koha për të qenë më të përgatitur se kurrë për një luftë.
Ai e vuri theksin tek situata e ndërlikuar ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike në rritje. Diktatori i Penianit është zotuar ti japë një goditje të fortë çdo kundërshtari që do të përpiqet t’i sfidojë ushtarakisht./A2CNN
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde