Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji ka reaguar për rastet e fundit të vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre.
Përmes një reagimi Ipeshkvi Gjergji ka shprehur ngushëllime në emër të kishës katolike , keqardhje dhe dhimbje për ngjarjet tragjike.
“Në emër të Kishës Katolike dhe me autoritetin tim si ipeshkëv, dëshiroj të shpreh ndjenjat e mia më të thella të keqardhjes dhe të dhimbjes për ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave në vendin tonë. Dhuna në çdo formë është një shkelje e thellë e vlerave hyjnore, të cilat si besimtarë jemi thirrur t’i përfaqësojmë, promovojmë dhe mbrojmë. Kjo formë e dhunës që po shkakton humbje të jetëve njerëzore dhe vuajtje të pafundme për familjet e prekura e për fëmijët e nënave të vrara, nuk mund të pranohet dhe të tolerohet. Këndej, si besimtarë dhe si shoqëri, ne duhet të bashkëpunojmë për të ndërtuar një mjedis ku gratë dhe të gjithë individët të ndjehen të sigurt dhe të respektuar, varësisht vështirësive që paraqiten në jetën e çdo familjeje”, thotë Gjergji.
Sipas tij, duhet të bëhet më shumë për të promovuar kulturë të paqes.
“Duhet të bëjmë më shumë për të promovuar një kulturë të paqes, respektit dhe barazisë gjinore në çdo sferë të shoqërisë sonë e sidomos brenda familjeve tona, sikur na mëson Bibla: “Kështu, edhe ju burra, bashkëjetoni në mënyrë të njerëzishme me gratë tuaja duke pasur parasysh natyrën më delikate të femrës; kini nderim për to, sepse edhe ato bashkë me ju, do ta trashëgojnë hirin e Jetës, në mënyrë që të mos pengohen lutjet tuaja…” (1 Pjt 3,7). Duke vepruar në këtë rrugë, ne do të zbatojmë më mirë misionin tonë si besimtarë dhe do të kontribuojmë në ndërtimin e një realiteti më të drejtë dhe më njerëzor”, thotë Gjergji.
Në këtë moment rrëqethës, Gjergji fton udhëheqësit fetarë, autoritetet civile dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë të bashkohen për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar aktet e dhunës dhe për të ndërtuar një shoqëri ku çdo person, pa dallim, të gëzojë të drejtat e jetës. Por, jo vetë për të jetuar, por për t’i mundësuar çdokujt që të ketë një jetë të sigurt, të dinjitetshme dhe të lumtur.
“Lusim Zotin për shpirtin e grave të vrara nga dora e atyre që do të duhej t’i duanin, qëndrojmë pranë fëmijëve të tyre dhe shprehim ngushëllimin tonë familjeve të prekura, e, njëkohësisht, bëj thirrje të angazhohemi në veprime konkrete për të siguruar që kjo gjë të mos ndodhë kurrë më në shoqërinë tonë”, shprehet Gjergji.
Ndryshe, brenda katër ditëve, dy gra u privuan nga jeta pikërishtë nga arma e zjarrit dhe duart e bashkëshortëve të tyre. 21 vjecarja nga Ferizaj, Erona Cokli u vra nga bashkëshorti i saj 36 vjeçar, Valon Aliu, ndërsa të martën (sot), 43 vjecarja Gjyljeta Ukella nga Peja u vra nga bashkëshorti i saj 45 vjeçar Edmond Lajqi.
Ndërkohë, nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Me vendim të BIK-ut, sot në të gjitha xhamit e Kosovës do të ligjërohet kundër dhunës në familje
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...