Janë 12 juristë të shtetit të Nju Jork, të cilët do të japin vendimin për gjyqin historik dhe të tejzgjatur ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Ata do të vlerësojnë pafajësinë apo fajësinë e akuzave ndaj Trump, e cila lidhet me pagesën e bërë nga ky i fundit për ish yllin e filmave për të rritur për heshtjen e saj përpara zgjedhjeve të vitit 2016.
Disa ligjvënës menduan se përzgjedhja e jurisë për gjykimin e Trump mund të zgjaste me disa javë, por gjërat lëvizën shpejt pasi ekipit të ish presidentit i mbaruan argumentet.
Donald Trump reagoi i indinjuar pas daljes nga gjykata.
“Është një zemërim i jashtëzakonshëm dhe të gjithë janë të indinjuar për këtë proces. Ju keni vrasje që ndodhin pikërisht jashtë Nju Jorkut dhe askush nuk reagon. Ky është një turp. E gjithë bota po e shikon këtë mashtrim në Nju Jork. Ju keni një gjyqtar që është shumë i konfliktuar. Joe Biden është një mashtrues. Ai duhet të jetë në gjyq me të gjitha gjërat që ka bërë ai dhe familja e tij”, tha Donald Trump, Ish-President i SHBA.
Trump, kandidati republikan presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit, përballet me çështje penale në Uashington, Xhorxhia dhe Florida, por rasti i Nju Jorkut është i vetmi i sigurt që do të dalë në gjyq këtë vit.
Zyrtarët e përfshirë në ato raste kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje dhe ngacmime pasi janë kritikuar nga Trump.
Trump është deklaruar i pafajshëm në të katër rastet dhe ka thënë, se akuzat janë pjesë e një përpjekjeje të gjerë të aleatëve të presidentit demokrat Joe Biden për të penguar kandidaturën e tij.
Ekspertët theksojnë se një dënim ndaj Donald Trump nuk do ta pengonte këtë të fundit merrte detyrën./A2CNN
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...