Kosova në KiE, Rusia: Turp! Vendet njohëse të përçarë në votime

12:02 | 19 Prill 2024
KRG

Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës.

“Vota në favor të Kosovës ishte një siklet për Asamblenë e KiE, e cila konfirmoi përkushtimin e saj për zhvlerësimin e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërmjet shteteve në Evropë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në reagim, Zakharova theksoi se “nuk ka pasur unanimitet” mes deputetëve, “madje edhe ndërmjet delegacioneve të vendeve që në një moment e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, situatë që Moska e konsideron pozitive.

“Kjo tregon se ka ende shtete në kontinent, të afta për t’iu rezistuar mbështetësve të pamenduar të “projektit të Kosovës” dhe linjës së tyre joparimore”, tha ajo./A2CNN

Të ngjashme