Përçahet kabineti i luftës? Ministri izraelit i pakënaqur me sulmin ndaj Iranit

11:21 | 19 Prill 2024
KRG

Pak orë nga sulmi i Izraelit kundër Iranit, duket se kabineti i luftës në Tel-Aviv nuk është në unison. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili vjen nga radhët e ekstremit të djathtë, ka bërë një reagim “të ftohtë”, lidhur me kundërpërgjigjen ndaj Iranit.

“Dobët”, shkroi Ben Gvir në rrjetin social “X” pas raportimit për sulm.

Të premten, Izraeli lëshoi një raketë dhe tre dronë kundër një baze ushtarake iraniane në Isfahan. Sipas raportimeve, baza ndodhej pranë një impianti bërthamor.

Prej dekadash në armiqësi me njëri-tjetrin, konflikti tashmë duket se është ndezur me sulme të drejtpërdrejta.

Zyrtarisht, qeveria izraelite nuk ka reaguar për sulmin, ndërsa një zyrtar iranian tha për Reuters se Republika Islamike nuk ka në plan të kundërpërgjigjet për momentin.

SHBA-ja pranoi se kishte marrë njoftim për sulmin, por nuk e kishte miratuar. Amerikanët dhe fuqi të tjera botërore i kishin bërë presion Izraelit që të mos reagonte pas sulmit të fundjavës së kaluar./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme