Google ADS

Pensionistët e gëzuar për ngritje të pensioneve, takojnë kryeministrin

13:09 | 8 Janar 2016
Arbresh.info

Kryeministri Isa Mustafa priti në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve bazë të kontributdhënësve nga 140 në 158 euro.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi përsërit se afati për aplikim për kategorizim dhe sjellje të dokumenteve është 18 janari. Ky afat sipas tij do të zgjatet bazuar në kërkesat e pensionistëve.

Pas takimit me kryeministrin Mustafa, kryetari Lidhjes së Pensionistëve, Shaban Kajtazi ka falënderuar Qeverinë për përpjekjet e tyre për pensionistët kontributdhënës që një herë e përgjithmonë të realizohen të drejtat e tyre.

Ligji për Skemat Pensionale ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2014, por që deri më tani nuk është aplikuar.

“Ne sot arritëm një marrëveshje edhe me kryeministrin dhe ministrin që të fillohet me 158 euro bazë, , ndërsa pjesa tjetër diferenca për kategorizim të paguhet sipas kategorive , koeficienteve dhe ato kur do që të mbërrin dokumentet në Ministri realizimi i kompensimit të bëhet nga 1 janari”, tha Kajtazi.

Ai tha se do të bisedohet edhe më tej për çështjen e stazhit dhe për çështjen e fondit pensional që e ka marrë Serbia.

dsc-8448

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme