Mjeku popullor Ylli Merja tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania një truk të thjeshtë për ata që dëshirojë të pinë një gotë verë apo diçka tjetër dhe të mos ndiejnë efektet negative të alkoolit.
Sipas mjekut, nëse gjatë pirjes së alkoolit konsumohen edhe disa thelpinj hudhra, kjo e fundit ka aftësinë të hyjë në reaksion me alkoolin duke e neutralizuar atë.
“Nëse gjatë pirjes së alkoolit hahen pak thelpinj hudhra, kjo e neutralizon alkoolin dhe lë ato mikrolementet e tjerë që ndodhen tek vera ose rrushi dhe njeriu duket sikur nuk ka pirë asgjë. Le të ulemi në drekë dhe të pimë 2 gota verë, se një e neutralizon hudhra dhe një ngelet. Hudhra hyn në reaksion me alkoolin dhe neutralizojnë njëra-tjetrën dhe efektet e dëmshme të alkoolit janë neutralizuar”, tha mjeku.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë