Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një femër me shtetësi zvicerane, gjatë mbrëmjes së djeshme në Viti.
Përmes rrjeteve sociale, e njëjta i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kanosjeje një mashkullit.
Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur të dyshuarës dhe i ka konfiskuar një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 3.05 gram.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Viti/18.04.2024-21:30. Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...