Roma arrin gjysmëfinalen e Europa Leagues, eliminon Milanin

23:06 | 18 Prill 2024
D.H

Roma ka arritur të mposht Milanin edhe në ‘Olimpico’ me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale.

Sfidën e parë e fitoi në San Siro me rezultat 1-0, kurse me rezultat të përgjitshëm 3-1, arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League, shkruan Arbresh.info.

Romakët e nisën në mënyrë mbresëlënëse ndeshjen duke shënuar dy hera brenda  10 mintuave.

Fillimisht Mancini në minutën e 12-të realizoi për 1-0.

Ndërkohë 10 minuta më vonë Dybala shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Në minutën  e 31-të, kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me të kuq Celik.

Kur pritej që Milani të këndellej ajo nuk ndodhi, mbrojtja e celiktë e Romës nuk lejoi që të pësoj më shumë se një gol.

Milani shënoi vonë në minutën e 85-të, që doli të ishte vetëm goli i nderit nga Gabbia.

Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja dhe Milani u eliminua.

Kurse Roma në gjysmëfinale do të takohet me Leverkusenin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme