EULEX: Jemi të shqetësuar për ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës në Serbi

21:17 | 18 Prill 2024
E.H

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar lidhur me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, në Serbi.

Barbano përmes një postimi në X theksoi se EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Jankoviqit, teksa ka bërë thirrje që të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit.

“EULEX-i është i shqetësuar për ndalimin e vazhdueshëm të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq në Serbi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në rast që t’u përmbahen parimeve të sundimit të ligjit gjatë gjithë procesit”, ka shkruar Barbano./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme