Google ADS

Ish-kampioni i botës mysafir i Federatës shqiptare të futbollit

18:52 | 18 Prill 2024
D.H

Fabio Cannavaro, një emër i madh i futbollit italian dhe atij botëror, ishte mysafir i Federatës shqiptare të futbollit në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ai ndau eksperiencën e tij me kursantët e licencës “UEFA Pro”, me qëllim rritjen e trajnerëve tanë, që është një objektiv i rëndësishëm i Federatës së Shqipërisë.

Cannavaro vlerësoi rritjen e FSHF-së dhe Kombëtares sonë, një motivim për të gjithë komunitetin tonë për të vijuar punën për zhvillimin e futbollit në tërësi.

Të ngjashme