Google ADS

Lajçak pas takimeve me Bislimin e Petkoviqin: Palët do të takohen sërish javën e ardhshme

18:18 | 18 Prill 2024
E.H

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth takimit që ka zhvilluar sot me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Përmes një postimi në X, Lajçak ka thënë se temë ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Lajçak bëri të ditur se palët janë dakorduar që të takohen sërish në javën e ardhshme.

“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, shkroi Lajçak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme