Google ADS

FMN ul parashikimin për rritje të ekonomisë së Shqipërisë në 2024, parasheh që Kosova ta ketë rritjen më të lartë

18:13 | 18 Prill 2024
E.H

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.1 për qind në vitin 2024.

Me këtë parashikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte gjashtë muaj më herët, kur analizonte rritje prej 3.3 për qind.

Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Kosova, me 3.8 për qind.

Në raport me rajonin, Shqipëria do të ketë rritje më të moderuar, duke u pozicionuar në vendin e katërt nga gjashtë shtetet që përfaqësojnë Ballkanin perëndimor, raporton euronews.al.

Ndonëse Shqipëria shënoi vitin më të mirë turistik në 2023, me më shumë se 10 milionë shtetas të huaj që hynë në vend, konsumi ishte mjaft i dobët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme