Osmani për Çmimin Evropian: Ka një rëndësi të veçantë sepse këtë çmim e pranoi edhe Ibrahim Rugova

17:30 | 18 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se është e nderuar që e ka marrë Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.

Përmes një postimi në X, Osmani theksoi se ky çmim ka një rëndësi të madhe pasi është presidentja e dytë e Kosovës pas presidentit historik, Ibrahim Rugova, që e pranoi të njëjtin vite më parë.

“E nderuar që më është dhënë Çmimi Evropian nga shoqëria Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi. Kjo pasqyron jo vetëm përpjekjet e mia, por përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të BE-së. Si presidente e dytë e Kosovës që e pranoj këtë çmim, pas Presidentit Rugova, ky çmim ka një rëndësi të veçantë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme