Arsenali është eliminuar nga Champions League nga Bayern Munich pas humbjes në Allianz Arena me rezultat minimal 1-0.
Pas ndeshjes trajneri Mikel Arteta tha se janë të zhgënjyer edhe psikologjikisht.
“Jemi shumë të zhgënjyer, jemi copë-copë psikologjikisht. Nuk arrij të gjej fjalët e duhura. Është momenti për të qëndruar afër lojtarëve. Duhet t’i mbështesim, sepse janë ata që na sollën deri këtu. Kemi fituar eksperiencë, do të ulemi të studiojmë gabimet tona. Ne këto nivele marzhi i gabimeve është zero”, tha Arteta.
Teksa komentoi edhe lojën ku theksoi se lojtarët e tij u lejuan shumë hapësira bavarezëve.
I lejuam shumë hapësira Bayernit te goli. Më pas reaguam, ishim me mirë se ta në minutat e fundit, por na mungoi ‘shkëndija’ e duhur”, deklaroi Mikel Arteta.
Pas eliminimit nga Championsi, Arsenali tani ka synim vetëm Premier Leaguen ku shpreson të arrij rezultate pozitive dhe një dështim evenutal të Manchester Cityt./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...