Begaj vizitë zyrtare në Maltë

16:57 | 18 Prill 2024
E.K

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Urdhrin Sovran të Maltës.

Kryetari i Shtetit do të pritet në një ceremoni të veçantë në Vilën Magjistrale nga Fra’ John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës.

Ata do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ndërsa është parashikuar dhe një vizitë në kishën e Vilës Magjistrale./rtsh.al/

Të ngjashme