Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit, për subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë në komunën e Istogut.
Prokuroria Themelore në Pejë njofton se njëmbëdhjetë (11) të pandehurit janë persona zyrtar dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza për vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, “Marrje e ryshfetit” nga neni 421 i KPRK-së dhe “Mashtrimi në detyrë” nga neni 419 i KPRK-së, ndërsa shtatë (7)persona të tjerët janë fermerë ndaj të cilëve është ngritur aktakuza për vepra penale “Mashtrim me subvencione” nga neni 324 i KPRK-së.
Vlera e përfituar nga vepra penale marrje e ryshfetit sipas aktakuzës është rreth shtatëmbëdhjetë (17.000) euro, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës është rreth njëqindmijë (100.000) euro.
Prokuroria në aktakuzë ka rekomanduar konfiskimin e një banesa dhe rreth 20.000€ para të gatshme, shqiptimin e dënimit plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...