Rama bëri homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës

15:39 | 18 Prill 2024
K.B

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka bërë homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Rama tha se sot ne gëzojmë lirinë falë sakrificës së tyre për atdheun.

“Lavdi për 66 dëshmorët e 396 martirët e Kryeqyteti Prishtina. Ne sot gëzojmë lirinë dhe pavarësinë falë sakrificës së tyre për atdheun. Lavdi!”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme