Partia Konservatore, Bashkimi Demokratik Kroat, fitoi me një diferencë të thellë zgjedhjet parlamentare përballë koalicionit të majtë të drejtuar nga Presidenti Zoran Milanoviç.
Konservatorët fituan 60 vende në parlamentin me 151 vende. Ndërsa koalicioni i majtë me në krye Partinë Social-Demokrate fitoi 42 vende.
Edhe pse me një rezultat pozitiv, partia qeverisëse e Kryeministri Andrej Plankoviç do të ketë nevojë për mbështetje nga grupet e ekstremit të djathtë për të qëndruar në pushtet.
“Duke filluar nga nesër në mëngjes, ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare për të formuar qeverinë tonë të tretë. Dua të përgëzoj partitë e tjera që u mundën nga HDZ”, tha Andrej Plankoviç, Kryeministër i Kroacisë.
Për kreun e social-demokratëve, pakënaqësia është e qartë, por shprehen se do të provojnë qeverinë e re nëse do u qëndrojë premtimeve për të luftuar korrupsionin.
“Nesër do të fillojnë bisedimet me ata që deri dje thoshin se nuk do të mbështesin Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ) dhe se nuk do të tolerojnë më një Kroaci të korruptuar dhe të degraduar. Dhe tani është obligim i secilit prej nesh për t’i demonstruar popullit kroat nëse fjalët e folura gjatë fushatës ishin thjesht trillime dhe mashtrime apo nëse ishte e vërteta që qëndron pas dëshirës së vërtetë për ndryshim”, u shpreh Pedja Grbin, Kryetar i Partisë social-demokrate.
Sakaq, deputetja shqiptare e disa legjislaturave në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj nga Bashkimi i Shqiptarëve në Kroaci nuk ka arritur që të sigurojë mandatin e deputetit.
Armin Hodzhiç, kandidat i Koordinimit Kombëtar të Boshnjakëve në Kroaci, ka fituar mandatin e deputetit dhe do të përfaqësoj pesë pakicat kombëtare në Parlamentin kroat. Hoxhiç ka marrë votat e 3 mijë e 328 votuesve, ndërsa Lekaj Prljaskaj, 2 mijë e 239 votues. Hoxhiç do të përfaqësojë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene.
Në garën për parlamentin e Kroacisë nuk ishin vetëm politikat e brendshme të ardhshme të vendit, por edhe uniteti i BE-së, ndërsa ajo përballet me paqëndrueshmërinë nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia./A2CNN
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...