Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale, teksa skuadra e Carlo Ancelottit avancoi mes katër më të mirave.
Të dy sfidat ishin spektakolare, por pa fitues. 3-3 përfundoi dueli i jashtëzakonshëm në Madrid, ndërkohë që në ishull u mbyll në barazim 1-1. Me skuadrat që iu drejtuan shtesës dhe më pas penalltive.
Trajneri i Citizens, Pep Guardiola uroi kundërshtarët për kualifikimin në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku ndër të tjera theksoi se spanjollët u mbrojtën në mënyrë të shkëlqyer.
“Përgëzime Realit për aftësinë e tyre për t’u mbrojtur dhe për të rezistuar deri në fund. Ata bënë shumë mirë, ndërsa ne nuk arritëm objektivin tonë. Na munguan detajet e fundit për të fituar.
Në tri ndeshjet e fundit këtu kemi luajtur shumë mirë. Në ‘Santiago Bernabeu’ nuk luajtëm njësoj. Kjo është ajo që mund t’u kërkoj lojtarëve: që të luajmë si këtu”, theksoi tekniku spanjoll i kryesuesve të Premier League./SS
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...