Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka pritur në takim një delegacion kanadez të kryesuar nga Sekretari Parlamentar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë, Rob Oliphant.
Gashi gjatë takimit ka folur për progresin ekonomik që ka shënuar Republika e Kosovës në vitet e fundit si dhe ka shprehur interesimin që Kosova ka për të bashkëpunuar në
sferën ekonomike me Kanadanë, me theks të veçantë në fushën e minierave dhe energjetikës.
Shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit, sidomos ndarja e eksperiencave nga universitetet kanadeze me ato të Kosovës, u konsiderua si një mundësi e re e bashkëpunimit mes të dyja shteteve.
Përgjatë takimit u diskutua për aspektin e sigurisë, ku Zëvendësministrja Gashi ka ri-theksuar faktin se antarësimi i Kosovës në NATO do të nënkuptonte më tepër siguri e stabilitet për të gjithë rajonin.
Sekretari Oliphant ndërkaq tha se Kosova ka mbështetjen e plotë të Kanadasë në të gjitha proceset e integrimit të saj në mekanizma ndërkombëtar./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...