Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më herët, kur analizonte rritje 3.3%.
Në raport me rajonin, vendi ynë do të ketë rritje më të moderuar, duke u pozicionuar në vendin e katërt nga 6 shtetet që përfaqësojnë Ballkinin perëndimor.
Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Kosova, me 3.8%, e pas saj Mali i Zi e Serbia me 3.7% dhe 3.5%, ndërsa listën e mbyllin Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.
Sa i përket çmimeve, Fondi pret që inflacioni të ulet në 3.5% në mesataren vjetoren këtë viti, e më pas zbret ne 3% ne 2025-ën.
Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe administrata publike kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes në 2023, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tendencë negative.
Ndonëse Shqipëria shënoi vitin më të mirë turistik në 2023, me më shumë se 10 milionë shtetas të huaj që hynë në vend, konsumi ishte mjaft i dobët./euronews.al/
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...