Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për rastet e fundit të vrasjeve të grave në Kosovë.
Haxhiu në fjalën e saj në mbledhjen e Qeverisë tha se bazuar në të dhënat, janë mbi 200 raste të dhunës në familje të cilat raportohen çdo muaj, shkruan Arbresh.info.
Si rrjedhojë e kësaj ajo ka kërkuar angazhim maksimal i të gjitha institucioneve për zbatim strikt të ligjit.
Ministrja Haxhiu tha se këtu përfshihet edhe domosdoshmëria e angazhimit komunal.
“Pothuajse secili rast i femicidit po del që personat e dyshuar janë recidivistë të dhunës, pra kur nuk ka veprime të duhura institucionale, dhunuesit shëndrrohen në vrasës”, u shpreh ajo.
“Përkundër që kemi ndërmarrë shumë veprime e masa e kemi punuar me shumë seriozitet si Qeveri në adresimin e dhunës dhe femicidit po duket që duhet të vazhdojmë ende me punë e angazhim dhe jemi të vendosur për të vazhduar në këtë drejtim sepse dhuna në familje nuk është çështje private dhe nuk duhet të mbetet e izoluar brenda mureve të shtëpisë”, u shpreh ajo.
“Kur dhuna ndodh, duhet përgjigje e duhur institucionale e jo përgjigje e prirur nga mentaliteti patriarkal”, tha ministrja.
Ajo tha se pas takimit me krerët e drejtësisë dhe sigurisë është vendosur rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit së Procedurës Penale për të gjitha rastet e dhunës në familje, apo për veprat penale që ndërlidhen me dhunën në familje, dhe vrasjet në bazë të gjinisë.
Po ashtu, ajo tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme është duke u punuar për ndryshimet në raport me armëmbajtjet pa leje.
Ministrja Haxhiu tha se në dy rastet e fundit kanë pasur armëmbajtje pa leje.
E para e drejtësisë tha se lëshimi në procedurë të rregullt i të dyshuarve në procedurë të rregullt dhe dënimet e ulëta janë problem i madh.
“Asnjë rast i dhunës në familje nuk është dënuar me tri vite sa parasheh Kodin Penal në anën tjetër moszbatimi i ndryshimeve të reja në Kodin Penal që ndërlidhen me dënimet plotësuese me personat që shpallen fajtor për dhunë në familje dhe dhunë seksuale”, tha mes të tjersh ajo.
Ajo i bëri thirrje KPK-së për shtimin e mbrojtësve për viktimat.
“Gjykata Supreme të lëshojë udhëzues për politikën ndëshkimore në raport me këto fenomene”, tha ajo.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës të adresojë rastet e dënimeve nën minimunin e asaj çka parasheh kodi penal në dhunën në familje dhe të merr masa ndaj gjyqtarëv që kanë gjykuar në kundërshtim me legjislacionin”, tha mes të tjerash Haxhiu./Arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...