Google ADS

Rama dhuron gjak në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

11:53 | 18 Prill 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka dhuruar gjak.

Kështu bëri të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku tha se ky gjest simbolik i dhurimit të gjakut le të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë. Kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot. Ky gjest simbolik i dhurimit të gjakut, të cilin e bëmë së bashku me komandantin, Fatmir Sopi, le të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme