Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
“Sipas informacioneve të fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar të cilat i përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar përveç zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Pra, ai vazhdon të mbetet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.
Zyrtarët policorë të Kosovës ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë./rtk
Kurti u takua me zyrtarë komunalë për komunitetet, flasin pë...
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve ...
Kurti në takim me shefin e EULEX-it: Incidentet ndëretnike j...
Lëngu i Karrotave me Portokalle – Fuqia e Vlerave
Protesta e opozitës me molotov, Berisha: Beteja e mosbindjes...
Nagavci për vdekjen e Tahir Emrës: Veprimtarinë e tij jetëso...