Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për dy vrasjet që ndodhën brenda katër ditëve në Kosovë.
Ai tha se tha se ajo që ndodhi të premten dhe të martën, këto krime kundër grave tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta.
“Tregojnë dështimet e sistemit gjyqësor e prokurorial për vendosje të drejtësisë në shtetin tonë. Dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave, këto të mbuluara me mungesën e llogaridhënies dhe transparencës në detyrë nga sistemi i drejtësisë nuk falen nga qytetarët tanë”, tha Kurti.
Tutje Kryeministri u shpreh se janë të vendosur të bëjnë çfarëdo që është e nevojshme që të mbrojnë jetën dhe të drejtën grave dhe të vajzave në Kosovë.
“Asnjë përpjekje nuk është shumë e madhe në këtë betejë thelbësore për dinjitetin dhe për barazinë”, përfundoi Kurti.
Ndryshe dje në Kosovë ishte ditë zie, për dy gratë që u vranë nga burrat e tyre./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League