Daniele De Rossi është duke pasur suksese të mëdha si trajneri i skuadrës italiane AS Roma.
Ish-kapiteni mblodhi forcat dhe vendosi që të merrte drejtimin e skuadrës së zemrës një një moment ku gjendja nuk ishte e mirë, shkruan Arbresh.info.
Jose Mourinho filloj të mos kishte suksese me italianët, duke pasur një seri me rezultate të dobëta.
Mirëpo tanimë Roma është ndryshe, pasiqë me drejtimin e De Rossit, kanë shënuar vetëm një humbje deri më tani në 16 ndeshje.
AS Roma bëri të ditur se kanë marrë vendimin që në stolin e trajnerit të mbajnë legjendën e klubit të tyre.
Skuadra është shumë afër sigurimit të një bilete në Champions League për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu afër gjysmëfinaleve të Europa League, pasi kryeqytetasit fituan 0-1 sfidën e parë ndaj Milanit në “San Siro”.
“Pas një takimi të mbajtur dje pasdite me Daniele De Rossin, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë të mbajë postin e trajnerit të Romës edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Në mandatin e tij të shkurtër si trajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij solli në të gjithë klubin është vazhdim i historisë së tij të jashtëzakonshme me Romën.
Udhëheqja e Danieles karakterizohet nga respekti dhe guximi, ndërsa forca dhe besimi i tij, të rrënjosur thellë në klub, janë në përputhje me vlerat e Romës, qytetit dhe tifozëve tanë unikë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me përkushtim gjithnjë e më të madh për të ofruar të ardhmen që tifozët e Romës meritojnë” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi. /Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...