Policia ndëshkon shoferin me 12 muaj heqje të patent shoferit në Ferizaj

10:55 | 18 Prill 2024
K.B

Policia e Kosovës njofton se i ka shqiptuar masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj ndaj shoferit 30 vjeçarit në Ferizaj.

Policia njofton se shoferi N.Q, për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 09:00 ndaj shoferit N.Q ( M/K) i moshës 30 vjeçar i shqiptoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative”, njofton policia.

Tutje policia thotë se do të të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative./Arbresh.info/

Të ngjashme