Arsenali mbetet i interesuar për “yllin” e Aston Villës, Douglas Luiz, para nisjes së merkatos verore. “The Villains” kanë refuzuar shumë oferta për brazilianin në merkatot e fundit nga “Topçinjtë” e Londrës, por kryeqytetasit do të tentojnë edhe një herë të firmosin me 25-vjeçarin, pas insistimit të Mikel Artetës për ta pasur në organikën e tij.
Arsenalit pritet t’i largohet Mohammed Elneny në verë, një largim që do t’i krijonte hapësirën e duhur ardhjes së Douglas Luiz.
Ndërkohë, Jorginho dhe Thomas Partey i kanë të ardhmet e paqarta, pasi i skadojnë kontratat në vitin 2024 dhe 2025.
Përveç Arsenalit, në garë për Luiz është edhe Barcelona. Brazilianit të Aston Villës i skadon kontrata në vitin 2026.
26-vjeçari ka qenë një lojtar kyç për ekipin e Unai Emery këtë sezon, pasi ka luajtur 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 10 asiste.
Momentalisht, Arsenali mban vendin e dytë në Premier League, dy pikë më pak se Manchester City kryesues, ndërsa Aston Villa ndodhet në vendin e katërt dhe është drejt rikthimit në Champions League./Ss
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...