Policia jep detaje për veturën e djegur në Leposaviq

09:36 | 18 Prill 2024
K.B

Të mërkurën është djegur një veturë me targa serbe në Leposaviq.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, njofton se vetura është djegur nga persona të panjohur.

“Leposaviq / 17.04.2024 – 03:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se vetura e tij është djegur nga person/a të panjohur. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit”, njofton policia.

Rasti në procedure hetimore.

Sipas raportimeve të mediave serbe, vetura i takonte bashkëpunëtorit të ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Digjet një veturë me targa serbe në veri

Të ngjashme