Google ADS

Shantazhonin gratë dhe vajzat në “Telegram”, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings”

09:42 | 18 Prill 2024
E.G

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga administratorët e grupit “Albkings”, i cili u ndalua dje (e mërkurë).

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, ka deklaruar Ulaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore të mërkurën përmes një njoftimi bëri të ditur se pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të dt.16.04.2024, është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Denigronin gratë shqiptare në Telegram, arrestohet një nga të dyshuarit e grupit “AlbKings”

Të ngjashme