Një delegacion i nivelit të lartë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori, Ahmet Ismaili, zhvilloi diskutime konstruktive me Zëvendës Ndihmës Sekretarin (DAS) e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Luyen Tran dhe ekipin e tij të Zyrës se Asistencës Teknike (OTA) në Washington D.C. Diskutimet kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në ngritjen e kapaciteteve të BQK-së.
Në takimin me Departamentin amerikan të Thesarit, Ismaili shprehu mirënjohjen e sinqertë për ndihmën e çmuar teknike të ofruar nga OTA-ja dhe rolin e tyre kryesor në mbështetjen e zhvillimit të infrastrukturës kritike, shkruan Arbresh.info.
“Kjo përfshinë mbështetjen në zhvillimin e Sistemit Qendror Depozitar të Letrave me Vlerë, krijimin e linjave të likuiditetit si dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë projekte të tjera për mbikëqyrjen bankare dhe sigurimeve, si dhe në kornizën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndër të tjera.”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e reja të asistencave teknike dhe bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të partneritetit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.
“Këto angazhime nënvizojnë përkushtimin e BQK-së për të kultivuar partneritet të qëndrueshëm me akterët kryesorë ndërkombëtarë, duke fuqizuar më tej misionin e institucionit për promovimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin të qëndrueshëm të vendit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...